Vlorë, sekuestrohet kanabis, një në pranga

12/11/2010 17:00

Rreth 250 kg kanabis sativa e presuar jane bllokuar nga forcat kufitare te portit te Vlores ne nje kamion tip skania.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Bektash Kalaj, 36 vjec, me banim ne Orikum te Vlores. Sipas policise, nga kontrolli rutine, mbi çatinë e kamionit tip frigoriferik, u vune re nderhyrje dhe pasi jane ngjallur dyshime, policia ka vendosur te beje hapjen e shtreses se siperme te mbuleses se kamionit.

Nga kontrolli rezultuan se kishte 41 pako te medha, nga 6 kilogram secila me hashash. Policia e Vlores sqaroi se ngriti akuzen e trafikut te lendeve narkotike ndaj Bektash Kalaj, i cili ka edhe ne pronesi automjetin ku u zbulua droga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA