Topi: T’i jepet fund debateve

12/11/2010 15:00

Gjatë  një vizite në qytetin e Librazhdit, Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka bërë apel klasës politike që t’i japë fund debateve dhe të marrë parasysh Raportin e Komisioni Europian, i cili pak ditë më parë u shpreh negativisht për kërkesën e Shqipërisë për pranimin si kandidate për integrimin në BE. (UPDATE)

Ai ka kërkuar që partitë të gjejnë gjuhën e përbashkët nëpërmjet dialogut në mënyrë të tillë që gjërat të shkojnë më mire. Bashkepunimi midis tyre do t’a çojnë Shqipërinë përpara.

“Institucioni i cili unë përfaqësoj ka ndarë pergjegjesite edhe ne institucione të tjera, ka dhënë apele, por është shumë e rëndësishme që këto apele të absorbohen nga partitë politike. I drejtohem klasës politikes që të marrin sikurse janë deklaruar në një sens të lartë përgjegjësie edhe raport progresin e KE-së për të korrigjuar ato elemente që kanë të bëjnë me bashkëpunimin”, tha Topi.

Presidenti uroi qytearët e rrethit të Librazhdit për ditën e clirimit të qytetiti më datë 10 Netor te 1944. Pas takimit Topi bëri  vizita pranë Spitalit dhe Knatinës së Verës së qytetit.

Top Channel