Tiranë, bashkia: Cënohen buxhetet vendore

12/11/2010 10:00

Bashkia e Tiranës deklaron se vendimi i fundit i qeverisë cënon buxhetet vendore.

Sipas bashkisë më të madhe në Shqipëri, ky vendim rrezikon vendet e punës në njësitë vendore, ndërsa shkurtimi i fondeve ndikon në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Një ditë më parë kryetarët e bashkive socialiste dhe punonjës të tyre kanë protestuar para selisë së kuvendit ndaj projektligjit për ndryshimin e taksave vendore, që synon rimbursimin e kasave fiskale të subjekteve private nga fondet e bashkive.

Top Channel