Një person i armatosur tentoi të grabiste një pikë për shpërndarjen e pensioneve në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e një prej punonjëseve.
Ngjarja ka ndodhur pranë një pike në zonën e Medresesë rreth ores 13:00. Autori ka hyre ne zyre dhe ka kërkuar me forcë të marrë paratë në arkë. Duket se ka hasur në kundërshtinë e punonjëses 40-vjecare Malva Tare, te ciles i ka drejtuar armen dhe e ka qelluar. Doka eshte plagosur ne fytyre dhe eshte derguar menjehere ne spital.Aktualisht ajo ndodhet ne qendren Spitalore Universitare ‘Nene Tereza’ ne gjendje jo te rende shendetesore.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur kërkimet per gjetjen e tij. Ne komisiariat jane shoqeruar 30 persona, disa prej te cileve deshmitare okulare ne vendngjarje.
Top Channel