Presidenti serb Boris Tadic ka akuzuar Prishtinën zyrtare se po shmang qëllimisht dialogun me Beogradin.

“Kjo është më se e qartë, ndryshe dialogu do të kishte filluar”, ka deklaruar Tadic në një intervistë për një të përditshme lokale.

Tadic është shprehur se nuk i intereson forma e bisedimeve dhe se është i gatshëm që të trajtojë cështjet që shqetësojnë popullin e Kosovës, me qëllim zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb.

“Ne dëshirojmë të zgjidhim konfliktin historik të serbëve dhe shqiptarëve. Në kërkim të një kompromisi jemi të gatshëm të bisedojmë me shqiptarët për të gjitha problemet që i shqetësojnë ata”, ka pohuar Tadic.

Ai ka shtuar më tej se fillimisht palët duhet të presin që dialogu të japë rezultatet e tij dhe më pas të vlerësohet nëse është punuar mirë apo keq.

Top Channel