Reshjet, situatë e rënduar në Fushë Krujë

12/11/2010 08:15

Situata në Fushë Krujë vazhdon të jetë e rënduar për shkak të reshjeve të dendura, që kanë përmbytur lagje të tëra.

Sipas informacioneve të fundit, deri tani janë rreth 400 banesat e përmbytura në lagjen “Bakushe Visha”.

Autoritetet lokale njoftojnë se disa banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre gjatë orëve të natës.

Për shkak të vërshimit të ujërave në disa zona është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërkohë që dalja nga shtrati e lumit Zez rrezikon përhapjen e ndonjë epidemie.

Nga ana tjetër, banorët ankohen se asnjë zyrtar nuk ka shkuar të vëzhgojë gjendjen e tyre nga afër.

Top Channel