Partia Demokratike ka reaguar pas një deklarimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, se lartësia mesatare e ndërtimeve është 7 kate.
Deputetja Mesila Doda tha se Rama duhet të japë llogari për 20 përqindëshin që u merr ndërtuesve.
“Është e vërtetë zoti Rama që ju jeni krejt ndryshe nga ne, se ndërsa ju pasuroheni më 100 milionë euro për një qytezë monstruoze ku firmosni në këmbim të 20% tuaj, ne ndryshojmë Shqipërinë duke dyfishuar buxhetin dhe duke shtruar një rrjet të paimagjinueshëm rrugor, duke rrëzuar murin e vizave për shqiptarët”, është shprehur Doda.
“Ne i kërkojmë dhe njëherë organeve të drejtësisë të zbardhin këtë aferë të turpshme dhe brenda hetimit të tyre të shtojnë edhe pohimin e sotëm të kryetarit të bashkisë, Al Kapones shqiptar, i cili ka kohë deri më 8 maj për të bartur peshën e tij të korrupsionit e për të mbajtur peng qytetarët e Tiranës”, theksoi ajo.
Top Channel