Ministria e Integrimit në një deklaratë për shtyp ka thënë se me rregulloren e re të Komisionit Europian të vitit 2008, ndarja e asistencës është bërë deri në vitin 2012, pavarësisht se vendet mund të ndryshojnë statusin gjatë kësaj periudhe.
Ministrja Bregu thotë në deklaratë se edhe Mali i Zi që mori statusin e vendit kandidat nuk ka përfituar nga fondet shtesë.
Në deklaratën e Ministrisë së Integrimit thuhet se për të përfituar nga fondet e tre komponentëve të tjerë, Shqipëria duhet të ngrejë strukturat për akreditimin e decentralizuar të fondeve.
Sipas zonjës Bregu, Shqipëria ka pak muaj që ka nisur negociatat për të plotësuar këtë kusht.
Ndaj sipas saj Shqipëria nuk i përfiton fondet shtesë sepse nuk ka filluar nga funksionimi sistemi i decentralizuar i përdorimit të fondeve.
Top Channel