Mes mjerimit dhe vdekjes

12/11/2010 16:25

Një familje, me dy të moshuar invalidë jeton në varfëri dhe skamje, në shtëpinë e tyre që po shembet dhe nga e cila dilet vetem përmes një dritareje.

Pasi kane punuar nje jete te tere, Qamil dhe Gjyze Lasku jetojne ne kete gjendje ne qender te Tiranes, pasi nje dite muret e shtepise per te cilen disponojne te gjithe dokumentacionin e duhur, rane duke rrezikuar jeten e kryefamiljarit. Pamundesia financiare per ta riparuar apo per te bere dicka i ka detyruar te jetojne se bashku me djalin, nusen dhe nje vajze te vogel ne te vetmen dhome qe ka mbetur e qe nje dite rrezikon t’i zere te gjithe brenda.

Te vrare ne shpirt, pasi kane trokitur neper dyert e administrates, dy te moshuarit i bejne thirrje jo vetem pushtetareve por kujtdo qe mund t’i ndihmoje qe te pakten te mos jetojne me frike.

Shtepia e dy te moshuarve ndodhet prane ish-ambasades jugosllave dhe ata kane jetuar ne te qe prej 36 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA