Mbyllen portat e hidrocentraleve

12/11/2010 16:10

Mbyllen portat e hidrocentraleve të kaskades së lumit Drin. Sipas te dhenave zyrtare të KESH në oren 11:00 i eshte dhene fund shkarkimeve nga portat e hidrocentraleve te Fierzes, Komanit dhe Vaut te Dejes.

Persa i perket nivelit te ujit ne liqenet e ketyre hidrocentraleve, ne Fierze uji ka arritur ne 284.02 meter, nga 296 meter qe eshte niveli maksimal i lejuar.

Prurjet ne kete hidrocentral arrijne ne 800 meter kub per sekonde dhe prodhohet 110 kilovat ore energji. Ne liqenin e hidrocentralit te Komanit ku prurjet jane rreth 529 meter kub per sekonde niveli ujit ka arritur ne kuoten e 172,53 meter nga nga 175 meter qe eshte niveli i lejuar. Energjia e prodhuar eshte 580 kilovat ore.

Ndersa ne hidrocentralin e Vaut te Dejes ku niveli maksimal i lejuar i ujit eshte 76 meter, aktualisht kuotat jane rreth 73, 95 meter, prurjet jane 75 meter kub per sekonde dhe prodhimi i energjise eshte 241 kilovat ore. Nga totali i prodhimit, KESH eksporton 7.2 milione kilovat ore ne dite me nje vlere mbi 300 mije euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA