Malmstrom: Mos abuzoni me liberalizimin

12/11/2010 16:00

Komisionerja evropiane Sesilja Malmstrom ndodhet në Tiranë, disa ditë pas vendimit të Bashkimit Evropian për të liberalizuar vizat për qytetarët e Shqipërisë në zonën shengen.

Pas një takimi me kryeministrin Sali Berisha, Malmstrom deklaroi se liberalizimi është një ngjarje e madhe për Shqipërinë sepse në këtë mënyrë qytetarët mund të njohin më mirë vendet e unionit, e po ashtu kjo është e rëndësishme edhe për vendet e zonës Shengen për të njohur më mirë qytetarët shqiptarë.

“Më vjen mirë që kryeministri Berisha kujton shtetasit që të mos shkelin afatet dhe kriteret e vendosura. Kjo është një mundësi për shqiptarët dhe nuk duhet që ata të abuzojnë me limitet kohore të vendosura paraprakisht. Liberalizimi i vizave nuk ju jep të drejtën për azil në vendet e BE-së”, theksoi Malmstrom.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA