Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë u ka ofruar një afat shtesë, deri nga mesi i javës së ardhshme, partive që ende nuk kanë plotësuar listat dhe dokumentet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Mes 28 subjekteve dhe lëvizjeve qytetare nga radhët e komuniteteve që kanë paraqitur kërkesën për certifikim janë edhe 8 subjekte politike serbe.

Regjistrimi i tyre është bërë pavarësisht se Beogradi zyrtar u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet.

Nga ana e tij KQZ ka deklaruar se është i gatshëm të organizojë zgjedhjet në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun.

Afati i dorëzimit të listave përfundonte në mesnatë dhe partitë e mëdha pritën momentet e fundit për t’i dorëzuar ato.

Top Channel