
Për shkak të avokatëve, Gjykata e Tiranës ka dështuar për të shtatën herë rresht të vijoje procesin ndaj të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit, në një kohë që gjyqi ndodhet në kufi të përfundimit të afateve të paraburgimit të katër nga 29 të akuzuar.
Prokurori Altin Dumani i kerkoi gjykates te gjeje mekanizma ne menyre qe gjyqi te mos zvarritet. Por gjykatesi Ridvan Hado tha se i kishte konsumuar te gjitha menyrat e njoftimit por serish avokatet nuk paraqiten.
Gjykatesi Hado tha se ka njoftuar Dhomen e Avokatisë, por u tregua dyshues se kjo do te funksiononte. Por kreu i Dhomes se Avokatise Maks Haxhia, i cili ndodhet ne gjykate si mbrojtes i Mihal Delijorgjit replikoi me gjykatesin duke thene se jo gjithmone kane qene shkaktare te zvarritjeve.
Data 12 nentor ishte fiksuar ne kalendar si dita kur pritej te deshmone administratori i kompanise SAC, Patrik Henri, por ai mungoi serish per te treten here. Prokuroret e ceshtjes i kerkuan gjykates shpegime per vonesat.
Prokuroret kerkuan qe nese Henry, nuk vjen ne Shqiperi per te deshmuar, atehere fjala e tij le te degjohet ne gjykate nepermjet video-konferences, praktike kjo e ndjekur edhe ne disa procese gjyqesore te meparshme, po kaq sensitive.
Top Channel