CEZ: Tenderi për humbjet, transparent

12/11/2010 08:45

Kompania çeke CEZ deklaron se për procesin e blerjes së energjisë elektrike aplikohen të gjitha rregullat ligjore të miratuara nga Parlamenti dhe se të gjitha dokumentet administrohen nga ERE.

Duke marrë shkas nga publikimet në media për ankesat e trajtuara nga një shoqëri e huaj lidhur me parregullsi në tender dhe mungesë transparence, CEZ deklaron me bindje se ka të drejtë ta blejë direkt energjinë e nevojshme për mbulimin e humbjeve dhe duke qenë se kostoja për blerjen e energjisë ndikon në tarifën e energjisë së konsumatorit, procedurat për blerje kryhen sipas rregulloreve standarde të blerjes.

“CEZ-i është e detyruar të administrojë dhe të ruajë të gjithë dokumentacionin, sepse është gjithmonë nën investigimin e ERE-s”, deklaron shoqëria.

Çekët deklarojnë se tenderi është zhvilluar i hapur, duke u bërë ftesë të gjitha kompanive (rreth 17) dhe janë respektuar të gjitha afatet. Sipas CEZ-it, fitues shpallet ajo shoqëri që ofron çmimin më të ulët.

Top Channel