Kryeministri Sali Berisha deklaron se me vendimin për liberalizimin e vizave në zonën Shengen Shqipëria u rikthye në Evropë pas dekadash të tëra mënjanimi dhe vecimi.
Në një koncert festiv organizuar në sheshin “Nënë Tereza”, kryeministri shprehu mirënjohjen për qeveritë e Bashkimit Evripian për besimin që kanë treguar.
“Rruga jonë drejt Europës është rruga e suksesit të vërtetë, është rruga e ndërtimit të Shqipërisë Evropiane, për të cilën ne jemi të vendosur të ecim të sigurtë, të sakrifikojmë”, u shpreh Berisha.
Duke iu drejtuar qytetarëve të mbarë Shqipërisë, Berisha theksoi se kjo arritje nuk është vetëm liria evropiane e lëvizjes, por vendi është afruar më shumë se kurrë me Evropën e qytetëruar.
“Sot kemi Shqipërinë pa viza, nesër do të kemi të ardhmen evropiane”, tha Berisha.
Top Channel