Duke filluar nga mesnata e sotme, në Serbi do të ndalohet konsumimi i duhanit në vendet publike, duke filluar nga zyrat e deri tek teatrot e kinematë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cilave përsa u përket bareve dhe restoranteve, ato do të duhet të krijojnë ambjente të vecanta për përdoruesit.

Sipas burimit, nëse një individ do të kapet duke shkelur ligjin do të dënohet me një gjobë prej 5 mijë dinarësh, ndërsa për bizneset gjoba do të jetë më e lartë.

Shkalla e pirjes së duhanit në Serbi është shumë e lartë dhe ligji për ndalimin e tij ka ngjallur debate.

Top Channel