Rusi, mediat zbulojnë agjentin e dyfishtë

11/11/2010 17:10

Një gazetë në Moskë ka publikuar sot emrin e një agjenti të dyfishtë që ndihmoi Shtetet e Bashkuara të shkatërronin rrjetin rus të spiunazhit.

Gazeta “Kommersant” shkruan se koloneli Scherbakov, drejtues i agjencisë ruse të jashtme të inteligjencës, prej kohësh punonte për amerikanët.

Dhjetë agjentë “të fjetur” rusë u arrestuan dhe u dërguan më pas në vendlindje, në kuadër të shkëmbimit më të madh të spiunëve që është bërë mes SHBA dhe Rusisë që prej luftës së ftohtë.

“Koloneli Shcherbakov ka qenë një oficer i vjetër në shërbimet sekrete ruse. Detyra e tij ishte të infiltronte spiunë në Shtetet e Bashkuara. Por papritur ai ndërroi krah”, shkruan gazeta.

Duke iu referuar burimeve pranë shërbimeve sekrete, “Kommersant” shton se Shcherbakov udhëtoi për në Amerikë në qershor, vetëm tre ditë para vizitës së presidentit Medvedev në Uashington.

Top Channel