Ruci: Berisha të reflektojë e të zgjidhë krizën

11/11/2010 10:55

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci akuzoi kryeministrin dhe mazhorancën shqiptare si përgjegjës për refuzimin që Evropa i bëri Shqipërisë, për kërkesën e statusit kandidat.

Në seancën plenare të kuvendit Ruci deklaroi se raporti kritikon keqpërdorimin e pozicionit të kryetarit të parlamentit, si dhe ngre shqetësimin për korrupsionin.

“Ka vërejtje konkrete nga KE dhe juve duhet të jepni përgjigje. Nuk ka vend për levdata, por ka nevojë për reflektim, duke nisur që nga zgjidhja e krizës politike”, tha Ruci, duke përmendur se është hera e parë në 5 vjet që Komisioni i thotë ‘Jo’ një vendi për kërkesën për statusin.

Ruci riktheksoi se opozita tashmë e ka bërë ofertën e saj në përputhje me rezolutën e Parlamentit Evropian, e ka hedhur në tavolinë, ndaj i takon kryeministrit që ta pranojë si rrugëzgjidhjen e vetme.

“Ne nuk të besojmë ty zoti kryeministër, duam garanci të plotë për zgjedhjet e ardhshme”, tha Ruci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB