Ish-diplomati suedez Soren Jessen Petersen dhe analisti amerikan Daniel Server në një analizë të përbashkët në gazetën prestigjioze “New York Times” shkruajnë se Ballkani ende nuk është i qetë plotësisht.

Sipas dy autorëve të shkrimit, të cilit i referohet agjencia maqedonase e lajmeve INA, paqja në Ballkan rrezikohet nga Bosnja-Hercegovina,marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe Maqedonia që nuk mund t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së për shkak të refuzimit të emrit të saj nga Greqia.

“Kërkesa për kufijtë do të jetë e rrezikshme dhe do të hapë çështjet e kufijve në Ballkan, sidomos në Maqedoni dhe Bosnjë, por edhe në rajonet e banuara me shqiptarë në Serbinë Jugore dhe Malin e Zi”, shkruajnë dy diplomatët e njohur.

Top Channel