Hapja e portave të hidrocentralit të Vaut të Dejës në Shkodër ka risjellë përmbytjet në zonën e Nenshkodrës dhe në disa lagje të qytetit në Baçallek dhe Ajasëm uji ka rihyrë në shtëpitë, të cilat po përmbyten për të disatën herë këtë vit.
Banoret jane duke larguar orendite ndersa uji po bllokon kalimin e mjeteve edhe ne rrugen nacionale qe lidh Shkodren me pjesen tjeter te vendit.
Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të mbetet kritike dhe harta e përmbytjeve është zgjeruar më tej në lagjet periferike.
Rruga nacionale që lidh Shkodrën me Tiranën është e bllokuar për mjetet e vogla në vendin e quajtur Harku i Bërdicës. E bllokuar mbetet edhe rruga e Obotit.
Banorët e Nënshkodrës, të prekur edhe më parë nga përmbytjet, kanë shprehur shqetësimin e mungesës së një njoftimi paraprak nga autoritetet për situatën e përmbytjeve.
Disa familje nga zonat e rrezikuara janë evakuuar nga forcat e ushtrisë, por nuk kanë munguar edhe evakuimet vullnetare.
Top Channel