Orikum, përleshje mes banorëve dhe policisë

11/11/2010 08:05

Përleshje mes policisë dhe banorëve të Orikumit dhe Dukatit, të cilët protestojnë për pronat në Karaburun.

Manifestuesit kanë tentuar të bllokojnë urën e Izvorit dhe kanë goditur me gurë forcat e rendit, duke plagosur disa prej tyre.

Policia shoqëroi dhjetëra protestues, ndërkohë që situata vazhdon të jetë e tensionuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB