OKB dënon sulmet ndaj të krishterëve në Irak
11/11/2010 01:45
Sulmet ndaj të krishterëve në Irak morën dënimin edhe të Këshillit të Sigurimit në OKB.
Këshilli në reagimin e tij shprehet se është thellësisht shqetësuese dhe e patolerueshme rritja e dhunës ndaj të krishterëve në Irak dhe se i dënon ashpër ato.
Deklarata u lëshua nga Llayl Grant, ambasadori i Britanisë së Madhe në KS e cila mban edhe presidencën e radhë së Këshillit.
Ndërkohë, ambasadori francez në KS u shpreh se të krishterët janë në vijën e parë të rindërtimit të demokracisë në Irak.
Top Channel