OKB: Asnje lehtësim në Gaza

11/11/2010 03:30

OKB shprehet se lehtësimi i bllokadës së Gazas nga ana e Izraelit ka ndikuar shumë pak në jetën e palestinezëve në këtë qytet.

“Nuk ka asnjë ndryshim në të mirë materiale për këta njerëz, varësia ndaj ndihmave, mungesa e ringritjes ekonomike dhe rindërtimit, s’ka ekonomi”, deklaroi për BBC-në i dërguari i OKB, XHon Ging.

Në muajin qershor Izraeli vendosi lehtësimin e bllokadës së Gazës pas presionit ndërkombëtar të ardhur si pasojë e incidentit ku u përfshi ushtria izraelite dhe një anije me aktivistë humanitare turq, ku 9 prej tyre gjetën vdekjen.

Top Channel