" /> ">

Mustafa: Trashëgimia e Rugovës s’mund të privatizohet

11/11/2010 00:45

Duke folur për listën “LDK-Ibrahim Rugova”, e cila ditën e djeshme njoftoi një aleancë me AAK-në nën siglën e LDK-së, Isa Mustafa tha se i ka bërë një ofertë Ukë Rugovës për të qenë në listën e Lidhjes Demokratike e cila nuk ishte poshtëruese, sikundër u cilësua nga letra e shpërndarë për publikun nga anëtarët e listës “LDK-Ibrahim Rugova”.

“Kemi të bëjmë me një profilizim të partisë, njerëzit e lidhur më fort me të mbesin, ndërsa ata që se kanë shumë të qartë se çfarë dëshirojnë levizin nga një subjekt në një tjetër”, tha zoti Mustafa.

Më tej në lidhje me trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, kreu i LDK-së tha se ajo i përket Kosovës, as LDK-së dhe as ndonjë subjekti tjetër dhe se ajo nuk mund të privatizohet.

“Trashëgimia e Rugovës është e Kosovës, nuk mund të privatizohet, as nga LDK”, tha Mustafa.

Në vijim duke folur për listën e kandidatëve për zgjedhjet e 12 dhjetorit zoti Mustafa tha se 1/3 e saj përbehet nga femra, ndërkohë që koalicionet, sipas tij do të diskutohen pas zgjedhjeve, jo para.

Top Channel