Albin Kurti do t’i prijë listës së ‘Vetëvendosjes’ në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. Lista me 110 kandidatë për deputetë nga ky subjekt politik u publikua sot.

Sipas RTK-se, lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës me 12 dhjetor do të votojnë për ndryshime.

Ai tha se ‘Vetëvendosja’ angazhohet për institucione që janë në shërbim të qytetarëve e jo që qytetarët të vëhen në shërbim të pushtetit.

Top Channel