Kuci: PDK s’ka frikë nga koalicionet
11/11/2010 18:35
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuci ka deklaruar se kjo parti nuk u druhet koalicioneve parazgjedhore dhe as partive të tjera të mëdha.
Në deklaratën e tij, Kuci i është referuar koalicionit mes AAK-së dhe fraksionit “LDK-Rugova”, si dhe partisë me të cilën qeveriste, LDK-së.
“Lufta e këtyre partive bëhet për vendin e dytë, sepse të parin dihet se cila parti do ta marrë”, ka deklaruar zëvendëskryeministri në ikje.
Deklaratën e tij ai e bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes parazgjedhore me PSHDK-në, të përfaqësuar nga Marjan Demaj.
Pakti në fjalë nënkupton se nëse PDK merr një tjetër mandat për të qeverisur, PSHDK-së do t’i takojë një ministër dhe dy zëvendësministra.
Top Channel