Trafikimi i fëmijëve për qëllime seksuale vazhdon të mbetet një plagë e rëndë për shoqërinë Kosovare.

Kështu ka vlerësuar Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në një seminar që u zhvillua sot në Prishtinë.

Sipas organizatës, shumica e viktimave të trafiqeve janë vajza të vogla në moshë, të cilat i nënshtrohen prostitucionit të detyruar.

“Në këtë fenomen po përfshihen vajza që trafikohen jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të ndryshme të Evropës. Qeveria e Kosovës nuk i ka plotësuar standartet për asgjesimin e këtij lloji kriminaliteti”, ka deklaruar Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Top Channel