Disa të shtëna armësh zjarri ndaj një salle sportive kanë tronditur mëngjesin e sotëm veriun e Mitrovicës.

Sipas njoftimeve të policisë së Kosovës, objekti ndaj të cilit është qëlluar është pronë e një banori të komunitetit boshnjak.

Sipas burimit, sulmi i armatosur është denoncuar nga vetë pronari i sallës sportive, e cila në momentin e të shtënave ishte e boshatisur.

Pavarësisht rritjes së pranisë së policisë dhe trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, siguria në këtë zonë vijon të mbetet e brishtë.

Top Channel