Raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë, Jelko Kacin, i ka bërë thirrje Beogradit që t’i ftojë serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe shtoi se përfaqësuesit serbë janë të nevojshëm në të gjitha organet e pushtetit në Kosovë.

“Kush do ta kryejë punën për serbët në Kosovë, nëse kjo udhëheqësi nuk i fton serbët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për vetveten”, tha Kacin në një takim me gazetarë gjatë një tubimi në Beograd, ben te ditur Telegraf.

Ndërkohë, duke folur për integrimet evropiane të Serbisë, ai tha se Serbia duhet t’i kthehet vetvetes dhe të dëshmojë se është e gatshme që jo vetëm të bëj një hap tutje por të kërcej për të rimarrë nga krejt ato që janë humbur gjatë 20 viteve të fundit.

Top Channel