Vuçiç paralajmëron dorëheqjen, analistët zbulojnë planin: Synon postin e kryeministrit
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi ka deklaruar sot se kjo parti është e gatshme të përballet në gjyq me PDSH-në, lidhur me dosjet e dorëzuara në komisionin e lustracionit.
Reagimi i BDI-së erdhi pasi ditën e djeshme kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci ngriti një padi penale ndaj kryetarit të saj, Ali Ahmeti dhe sekretarit të përgjithshëm Ademi.
“Ne e porosisim zotin Thaci që të mos fshihet pas mediave, përmes të cilave deklaron se nuk ka dijeni se kush i ka dorëzuar në komision ato dosje. Ne do të shihemi në gjyq, pasi reagimin e institucioneve për këtë cështje e kemi kërkuar ne të parët”, ka pohuar Ademi.
Javën e kaluar kryesia e BDI-së kërkoi një hetim mbi publikimin e tre dosjeve në të cilat lidershipi i saj akuzohej për bashkëpunim me ish-shërbimin sekret jugosllav, UDB.
Top Channel