Rrëshqitjet e tokës prej reshjeve të shiut kanë bllokuar disa orë aksin e rrugës nacionale Klos-Burrel-Milot në vendin e quajtur Suç.
Rrëshqitjet e tokës kanë qenë mjaft masive për shkak të reshjeve. Rruga është bërë e pakalueshme për mjetet të cilat kanë krijuar radhe te gjata ne të dyja krahet. Rreshqitja masivit te dheut gati sa nuk ka mbuluar dhe nje furgon pasagjeresh, i cili udhetonte ne drejtim te Tiranes.
Ne shume vende ky aks eshte shume problematik per qarkullimin pasi kanalet anesore pothuajse jane te bllokuar dhe se uji po vershon mbi asfalt.
Nje situate e renduar eshte dhe ne aksin Burrel-Milot pasi ne shume vende toka ka rreshqitur dhe atje duke bere te mundur dhe bllokimin e automjeteve qe levizin ne drejtim te Tiranes dhe anasjelltas.Nderkohe punonjes te Drejtorise se Rrugeve dhe forca te policise se qarkullimit po vazhdojne punen per hapjen rruges pasi jane shume vende ku toka ka rreshqitur.
Top Channel