AAK publikon top-10-ën e listës zgjedhore
11/11/2010 16:00
Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar sot 10 emrat e parë që ndodhen në krye të listës me të cilën kjo parti do të hyjë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Kështu top-10-a përbëhet nga Ramush Haradinaj, Ukë Rugova, Donika Kada Bujupi, Blerim Shala, Ardian Gjini, Melihate Tërmkolli, Burim Ramadani, Bujar Bukoshi, Gjylnaze Syla dhe Zafir Berisha.
Ndërkohë, dy partitë e tjera Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk i kanë publikuar ende listat me të cilat do të dalin në zgjedhje.
Listën prej 110 kandidatësh për këto zgjedhje e ka bërë gati edhe lëvizja “Vetëvendosje”, të cilës sot iu bashkuan edhe pesë lëvizje të tjera.
Top Channel