Vizat, Frattini: Shqipëria e meritoi

10/11/2010 20:00

Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini nëpërmjet një mesazhi video ka përshëndetur liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Gjatë mesazhit të tij, shefi i diplomacisë italiane ka vlerësuar se heqja e vizave është një e drejtë e merituar dhe jo e dhuruar.

“Mendoj se Shqipëria e meritonte. Ky nuk është një rezultat i Europës, por i bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me Europën. Ne duam ta shohim Shqipërinë që pas anëtarësimit në NATO t’i bashkohet edhe BE-së”, është shprehur Frattini.

Ai ka ftuar të rinjtë shqiptarë që të vizitojnë vendin e tij dhe të njihen sa më shume me kulturën italiane.

“Urojmë që ky liberalizim vizash t’iu mundësojë të rinjve shqiptarë që të na vizitojnë, të studiojnë dhe të njihen më mirë me Italianë mike. Urime të gjithë miqve shqiptarë për këtë sukses që e kanë mërituar dhe urime qeverisë”, ka deklaruar Frattini.

Top Channel