Kryetari i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, mbrëmë vonë ka ftuar vendet e Bashkimit Evropian që të përfundojnë unitetin evropian dhe në anëtarësi të pranojnë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Telegraf, Van Rompuy ka ftuar qeveritë pro evropiane në vendet e Ballkanit Perëndimor që të mos humbasin entuziazmin, ndërsa popullsitë të mos humbasin shpresën.

Këto komente Van Rompuy i ka bërë në prani të kancelares Angela Merkel dhe shumë politikanëve tjerë evropianë.

Top Channel