Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Hans Dieter Steinbach u bëri me dije të gjitha komuniteteve në Mitrovicë, se statusi i Kosovës është çështje e kryer, ndërsa Berlini zyrtar, sipas tij, mbështet fillimin e dialogut ndërfqinjësor, të iniciuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas Telegraf, ambasadori Steinbach i bëri këto komente gjatë një vizite që i bëri “Lagjes së Boshnjakëve” në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Do të ishte mirë që njerëzit të vazhdojnë të punojnë se bashku, në mënyrë që situata në veri të përmirësohet. Këtu e kemi edhe KFOR-in dhe EULEX-in, të cilët po punojnë në këtë drejtim”, tha ambasadori Steinbach.

Top Channel