SHBA, 150 milionë usd ndihmë Palestinës

10/11/2010 17:55

Shtetet e Bashkuara do të transferojnë një ndihmë shtesë prej 150 milionë dollarësh për Autoritetin Kombëtar Palestinez.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton në një videokonferencë me kryeministrin palestinez Salam Fayyad.

Zonja Clinton tha se, pavarësisht ngërcit është e nde e mundur që të arrihet një rezultat pozitiv në bisedimet për paqen në Lindjen e Mesme.

“Por plani i Izraelit për të vijuar ndërtimet në Bregun Perëndimor është kundërproduktiv”, ka vijuar ajo.

Clinton ka shtuar se fondi është një përpjekje për të mbështetur buxhetin e Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë.

Top Channel