Qeveria serbe ka deklaruar sërish se nuk janë plotësuar kushtet që ajo t’iu sugjerojë serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Përmes një komunikate për shtyp, Beogradi zyrtar ka theksuar se më parë duhet të arrihet një zgjidhje për statusin e Kosovës, në mënyrë që të marrë fund konflikti shqiptaro-serb.

“Qeveria e Serbisë vlerëson se është e domosdoshme që përmes rrugëve të dialogut, Beogradi dhe Prishtina të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje të qëndrueshme për cështjen e Kosovës. Ajo duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët dhe të sjellë pajtimin historik mes serbëve dhe shqiptarëve”, thuhet në komunikatë.

Top Channel