AAK dhe lista “LDK-Rugova” kanë zyrtarizuar pasditen e sotme bashkimin e tyre në një koalicion parazgjedhor.

Drejtuesi i listës, Ukë Rugova, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ky bashkim nuk nënkupton shkrirjen e fraksionit të tij në AAK, por bashkim me të.

“Ne do të jemi pjesë e listës së AAK-së pasi LDK nuk krijoi hapësira për ne”, ka pohuar Rugova. Ai ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin Isa Mustafa, por ky i fundit nuk ka pranuar që në listën zgjedhore të jenë edhe anëtarët e “LDK-Rugova”.

“Prandaj ne do t’i bashkohemi AAK-së. Ftojmë elektoratin që ta votojë këtë parti dhe bashkë me të edhe listën “LDK-Rugova””, ka shtuar Ukë Rugova.

Ndërkohë, në një deklaratë të bërë pak më parë zyrtarizimit të koalicionit, lidershipi i LDK-së deklaroi se Ukë Rugova mbetej i mirëpritur në parti.

Top Channel