Reshjet, shkarkime nga Komani dhe Vau i Dejës

10/11/2010 16:00

Vazhdojnë shkarkimet nga dy prej hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin, nga ai i Komanit dhe i Vaut të Dejës.

Sipas të dhenave më të fundit te KESH në liqenin e Komanit niveli i ujit është 173,80 meter prurjet jane 1420 metër kub për sekondë dhe shkarkohen rreth 1300 metër kub ujë në sekondë.

Ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejes niveli i ujit qendron ne kuotat e 74,88 meter me prurje qe arrijne 2390 meter kub për sekonde dhe shkarkime 1300 meter kub.

Nderkaq ne hidrocentralin e Fierzes ku niveli maksimal i lejuar i ujit eshte 296 meter. Aktualisht  niveli i ujit ka arritur ne 281,71 meter. Prurjet ne kete liqen jane 560 meter kub per sekonde, ndersa nuk kane filluar shkarkimet.  
 

Top Channel