Serbi 41-vjeçar Vukmir Cvetkovic nga komuna e Klinës është dënuar nga Gjykata e Komunale e Pejës me shtatë vjet burgim për krimet e lufta të kryera në Kosovë gjatë vitit 1999.

Sipas Telegraf, Cvetkovic u shpall fajtor pasi në fund të marsit të vitit 1999 kishte përndjekur anëtarët e dy familjeve shqiptare nga Klina duke i kërcënuar ata me armë, dhe më pas ka djegur dy shtëpi.

Me kërkesë të misionit EULEX, më 13 korrik të këtij viti, Cvetkovic ishte ekstraduar nga autoritetet norvegjeze, ku po qëndronte nga viti 2007.

Top Channel