Duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Bruksel, analisti i njohur i cështjeve të Ballkanit Gabriel Partosh tha se ky është tregues se BE-ja është tashmë e lodhur nga zgjerimi dhe se shtrirja e unionit në Ballkan do të jetë një proces i vështire dhe i gjatë.

Zoti Partosh thotë për BBC-në se megjithëse oreksi për zgjerimin e BE-së brenda organizatës ka rënë, vendet e Ballkanit Perëndimor ende kanë një perspektivë anëtarësimi.

“Mendoj se pyetja që bëre lidhur me humbjen e oreksit për zgjerimin, apo lodhja ndaj zgjerimit, kjo është e rëndësishme dhe është një tendencë nën të gjithë procesin. Dhe për këtë arsye mendoj se zgjerimi, megjithë njoftimin për statusin e kandidatit për Malin e Zi, në përgjithësi, po ngadalësohet dhe do të duhen vite, shumë vite, për të kaluar gjithë ato faza, si statusi i kandidatit, fillimi i bisedimeve të anëtarësimit, përfundimi i bisedimeve. Po në fund do të ketë anëtarësim, por Jo ndaj ndonjë përparimi të madh në një afat të shkurtër, në dy-tre vitet e ardhshme”, tha Partosh.

Top Channel