Janë publikuar fletët e votimit në të cilat kosovarët do të shprehin vullnetin për të zgjedhurit e tyre. Në fletë votuesi do të mund të votojë për subjektin politik dhe për 5 kandidatë për deputet.

Në anën e majtë të fletëvotimit votohet për subjektin politik, ndërsa në anën e djathtë të saj votohet per 5 kanidaitet për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, në ditët në vijim pritet të merret vesh se cila kompani do të fitojë tenderin për shtypjen e fletëvotimeve dhe materialeve të tjera për organizimin e zgjedhjeve.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nuk ka bërë të ditur se kur do të bëhet certifikimi i subjekteve politike, por ka premtuar se të gjitha procedurat do të përfundojnë sipas afatit ligjor.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së është raportuar për koalicionet e partive politike, ndërkohë që anëtarët e KQZ-së kanë njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet edhe për zgjedhjet lokale në komunën e Rahovecit.

Top Channel