Në Kosovë është aprovuar lista e kandidatëve të PDK-së për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Lista e kandidatëve fillimisht është diskutuar në mbledhjen e kryesisë së PDK-së, të drejtuar nga kryetari i saj, zoti Hashim Thaçi.

Ndërsa pas miratimit nga kryesia, lista është diskutuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së.

Pas vërejtjeve të imëta, lista është miratuar unanimisht, ndërkohë që renditja e saj iu besua sërish kryesisë.

Top Channel