Kinë, ndryshime në ligjin për bankat
10/11/2010 16:40
Kina ka në plan të bëjë një ndryshim të ri në ligjin për rezervat e detyrueshme të bankave.
Lajmin e ka bërë të ditur Banka Qendrore Kineze në vigjilje të samitit G20, përmes një komunikate të transmetuar në internet.
Kështu, Banka Popullore e Kinës ka njoftuar se rritja e kërkesave për rezervë do të jetë prej 50 pikë bazë, duke filluar nga 16 nëntori.
Kina ka pasur në vitet e fundit rritjen më të madhe ekonomike, duke lënë pas superfuqitë e tjera botërore, në vecanti Japoninë që kishte monopolizuar vendin e dytë në botë.
Top Channel