Ramush Haradinaj do t’i prijë listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kuvendin e Kosovës, pavarësisht faktit se ai momentalisht gjendet në Hagë.

Sipas Telegraf, Haradinaj do të kandidojë edhe pse po pret nisjen e gjykimit nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Zyrtarët e AAK-së dhe ekspertët e së drejtës kushtetuese thonë se Ligji mbi zgjedhjet e përgjithshme nuk paraqet asnjë pengesë juridike që Haradinaj të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të certifikohet si kandidat për deputet në këto zgjedhje.

Top Channel