Deficiti në vitin 2010 në Greqi ka arritur në 9.5 për qind të GDP-së, ose një pikë e gjysmë më shumë nga sa parashikohej nga memorandumi i përbashkët mes FMN-së dhe BE-së.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave në këtë situatë do të duhet që në vitin 2011 të merren masa të reja me vlerë 4 miliardë dollarë.

Sipas burimeve, të cilat iu referohen të dhënave të trojkës BE-BQE-FMN, rivlerësimi i deficitit të vitit 2010 ka ardhur si pasojë e rishikimit të atij të vitit 2009 nga EUROSTAT-i.

Sipas këtij rishikimi, deficiti për vitin e kaluar duhet të arrijë në kuotën 15.5 për qind të GDP-së dhe jo 13.6% sic është llogaritur deri më sot.

Top Channel