Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere ka deklaruar se raporti i KE-së për Maqedoninë tregon realitetin që mbizotëron në vend.

“Raporti përmban një vlerësim real për ngjarjet e 12 muajve të fundit, ndërkohë që progresin e vlerëson në bazë të legjislacionit të miratuar”, ka pohuar Fuere.

Ai ka vlerësuar se vendi është i gatshëm që të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE, gjë që sipas tij do të ndikonte në realizimin e objektivave të rëndësishëm.

Më tej Fuere është shprehur optimist për zgjidhjen e cështjes së emrit, që do t’i hapte rrugë nisjes së këtij procesi.

Top Channel