Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci është dënuar sot nga gjykata e Prishtinës me një vit e gjysmë burg me kusht, pasi u shpall fajtor për përvetësim të fondeve shtetërore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Dacit i është ndaluar që për dy vjet rresht të ushtrojë funksione publike.

Sipas burimeve, nëse shkel këto vendime apo bën ndonjë shkelje tjetër penale, ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës do të hyjë në burg.

Daci u shpall fajtor për përvetësim të fondeve të Kuvendit të Kosovës, me të cilat bleu syzet dhe bëri rregullimin e dhëmbëve.

Ndërkohë, ndihmësi i tij Ahmet Alishani u dënua me 6 muaj burg nën akuzën e favorizimit.

Top Channel