Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler tha se bashkëpunimi i qytetarëve do të ndihmojë sigurinë në veri.

Sipas Telegraf, Byhler i bëri këto komente gjatë një vizite që u bëri trupave të tij në rajonin e Mitrovicës. Byhler u takua me kryetarin e komunës Avni Kastratin, si dhe me sekretarin shtetëror të Ministrisë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic.

Ndërkohë, Ivanovic, shfaqi shqetësimin për reduktimin e KFOR-it, pasi, siç tha ai, Policia e Kosovës nuk është në gjendje që të marrë përgjegjësinë për sigurinë në enklavat serbe dhe manastire.

Top Channel