Ka marrë sot zyrtarisht detyrën në Sarajevë presidenca e re trepalëshe e Bosnje e Hercegovinës, që doli pas zgjedhjeve politike të 3 tetorit.

Ajo përbëhet nga anëtari serb Nebojsha Radmanovic, ai kroat Zeljko Komsic dhe nga boshnjaku Bakir Izetbegovic.

Ky i fundit, i biri i presidentit të ndjerë boshnjak Alija Izetbegovic, konsiderohet si një politikan i moderuar dhe në zgjedhje mundi parardhësin radikal Haris Silajxhic.

Por pavarësisht zgjedhjeve të rregullta, Bsonja e Hercegovina vazhdon të ketë probleme, vecanërisht me Republikën Serbe, që shpesh herë paralajmëron shkëputjen e saj.

Top Channel